Festa e “çmendur” e Napolit në zhveshtoren e Juventusit

Napoli ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në Serie A.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka mposhtur në udhëtim 0-1 Juventusin, për të ripahur garën për titull në elitën e futbollit italian.

Me këtë fitore, Napoli mbetet në vendin e dytë por tani ndodhet vetëm një pikë larg liderëve të Juventusit.

Pas ndeshjes, lojtarët e Napolit kanë bërë një festë të madhe në zhveshtoren e Juventusit, duke shpresuar se pritjes së gjatë për titull të kampionit i ka ardhur fundi këtë sezon.