Përdorimi i tepruar i telefonave të mençur shkakton ankth dhe depresion

Varshmëria nga telefonat e mençur mund të ketë efekte të ngjashme në tru me ato që janë parë në dhënien pas opioidit, tregon një studim i ri.

Studiuesit kanë anketuar studentët e kolegjeve rreth përdorimit të teknologjisë dhe kanë gjetur se sjellja e atyre që përdorin tepër telefonat e mençur është e ngjashme me përdorimin e substancave abuzive, 

Studimi ka gjetur se personat që varen nga telefonat e mençur ndihen më të izoluar, me depresion dhe me ankth në krahasim me ata që nuk janë të varur nga telefonat.