Salah: Kjo do të ndodhë kundër Romës në Ligën e Kampionëve

Liverpool - Roma, ndeshje speciale për Mohamed Salah.

Mohamed Salah ka pranuar se do të jetë i emocionuar në ballafaqimin e Liverpoolit me ish skuadrën e tij, Roma, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë shumë emocionuese, do të përballem me Romën për herë të parë (pas largimit)”, u shpreh Salah për Sky Sports.

“Kam luajtur atje për dy vite, kam qenë shumë i lumtur dhe kam pas marrëdhënie shumë të mira me tifozët. Jam shumë i lumtur që do të kthehem atje, i dua tifozët dhe ata më duan gjithashtu”, shtoi ai.

“Shpresoj të fitojmë, por gjithashtu i uroi gjithë të mirat Romës”, theksoi Salah.