Super ofertë për Wengerin

Arsene Wenger ka kontratë të pasur për një angazhim të ri.

Arsene Wenger, i cili do të largohet pas 22 vitesh nga Arsenali në fund të sezonit, pritet të shndërrohet trajneri më i paguar në botë.

Sipas “Mirror”, francezi ka marrë një ofertë të pabesueshme nga një klub kinez, që do jetë më e madhe se paga prej 24 milionë stërlinash e Marcelo Lippit, me italianin që aktualisht qëndron në krye të listës së më të paguarve në botën e futbollit.

Wenger në fakt preferon të punojë në Spanjë ose Francë, duke zbritur çdo ditë në fushë për një projekt ambicioz, transmeton “SS”.

Qëndron e hapur hipoteza që të marrë një rol të rëndësishëm drejtues te PSG, për të bërë urën lidhëse mes trajnerit të ardhshëm Thomas Thuchel dhe presidencës pariziene.