Alcacer, Andre Gomes janë disa nga lojtarët që Barcelona ka afruar nga Valencia dhe operacione të tilla do të vazhdojnë mes të dyja klubeve.
Emri i fundit që do të përfshihet në merkaton e verës është ai i Denis Suarez, i lënë në hije nga Valverde, por shumë i pëlqyer nga Marcelino, i cili punoi me lojtarin te Villarreal.
Pikërisht me këtë trajner, fantazisti spanjoll dha më të mirën dhe në verë me një ofertë 15-18 milionë euro, Barcelona mund ta lërë të lirë që të bashkohet sërish me Marcelinon te Valencia.