Formacionet e mundshme, Real-Bayern: Alaba pritet të luajë nga fillimi

Gjithçka për një natë. Sonte (e martë) do të mësojmë emrin e parë të finalistit që do të vazhdojë aventurën në Ligën e Kampionëve në Kiev më 26 maj.

Gjithçka për një natë. Sonte (e martë) do të mësojmë emrin e parë të finalistit që do të vazhdojë aventurën në Ligën e Kampionëve në Kiev më 26 maj.

Santiago Bernabeu do të jetë nikoqir i përballjes së madhe mes Real Madridit dhe Bayern Munich.

Ndeshja e parë në Alliazn Arena përfundoi me rezultat 2-1, ku fitoren spanjollëve i dhanë Marcelo dhe Marco Asensio.

Klubit gjerman i duhet një ndeshje perfekte dhe një formacion i ndërtuar mirë nga Jupp Heynckes.

REALI: Zinedine Zidane duhet të mbështetet te lojtarët e tij më të mirë. Dani Carvajal nuk pritet të luajë nga fillimi (që ndoshta është gabim), mesfusha dhe sulmi pritet të udhëhiqen ngas lojtarët më të mirë që ka tekniku francez në dispozicion.

BAYERNI: Jupp Heynckes pritet të përgjigjet me 4-1-4-1, e që pastaj mund të ndryshojë në 4-3-3. Në këtë ndeshje pritet të rikthehet David Alaba, që është një plus i madh. Arjen Robben nuk do të luajë për shkak të lëndimit, por Bayerni ka lojtarë fantastik të tjerë në fazën sulmuese, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

REAL MADRID (4-3-3): Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Ronaldo.

BAYERN MONACO (4-1-4-1): Ulreich; Kimmich, Hummels, Sule, Alaba; Javi Martinez; Ribery, Muller, James Rodriguez, Thiago Alcantara; Lewandowski