Benzema ishte hero kundër Bayern Munichut, lajmi i keq vjen pas ndeshjes në Bernabeu

Karim Benzema pritet të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Karim Benzema ishte heroi i Real Madridit ndaj Bayern Munichut ku me dy golat e tij në barazimin 2:2 e kualifikoi skuadrën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por, “Don Balon” parashikon largimin e sulmuesit francez nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Benzema thuhet se ka filluar kontaktet në lidhje me transferim në Serie A te skuadra e Napolit.

Real Madrid kërkon 70 milionë euro për shitjen e Benzemas kurse Napoli deri më tani ka shfaqur gatishmëri të paguajë 50 milionë euro.