Hamsik zgjedh ekipin për sezonin e ri

Marek Hamsik nuk dëshiron të largohet nga Napoli.

Marek Hamsik nuk planifikon të largohet nga Napoli.

Një prej menaxherëve të tij, Martin Petras ka njoftuar se mesfushori sllovak nuk është duke konsideruar interesimin nga Kina.

Ai është i vendosur të mbetet në San Paolo. “Nuk ka ardhur asnjë ofertë nga Kina.

Reina ishte në skadim të kontratës dhe do ta fillojë një aventurë të re në një klub tjetër por Hamsik nuk ka arsye të shikojë diku tjetër”, deklaroi Petras për “Radio Crc”.

“Hamsik gjithmonë ka dashur të mbetet në Napoli edhe kur i erdhën oferta të rëndësishme. Por, nuk ekziston asnjë arsye për ta menduar të ardhmen e Hamsikut larg nga Napoli”, u shpreh ai.