20 vite pas ‘Titanic’, regjisori tregon pse e ‘vrau’ Jack-un

Regjisori James Cameron kërkon që njerëzit ta pranojnë vdekjen e Jack në filmin “Titanic”...

Gjatë një intervistë për “Vanity Fair”, ai tha se kjo ishte një zgjidhje artistike. “Në derën ku qëndronte Rose kishte vend, por kështu ishte më efektive”, shpjegoi Cameron.
Regjisori tha se audienca e dashuroi DiCaprion dhe dhimbja e vdekjes së tij i afroi më shumë me filmin. Sipas tij, ky quhet art dhe gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për arsye fizike.

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet identifikohen nëpërmjet roleve në këtë film legjendar.
Këtë muaj, filmi “Titanic” do të kthehet sërish në kinematë botërore, pasi shënon 20 vite që nga hera e parë që është transmetuar.