“Barcelona nuk është dorëzuar për Coutinhon”

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka thënë se Barcelona nuk është dorëzuar për mesfu..

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka thënë se Barcelona nuk është dorëzuar për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.

Ditë më parë shefi i Barcës, Oscar Grau, ka thënë se nëse shtabi teknik e do Coutinhon dhe buxheti është në rregull, do të tentojnë ta blejnë që në janar.

Këto fjalë i ka përforcuar Balague që ka dhënë një intervistë për Sky Sports.

“Interesi i Barcelonës për Coutinhon nuk është larguar”.

“Oscar Grau ka thënë se nëse e duam Coutinho e marrim në janar. Ata munden ta bëjnë natyrisht”.

“Barcelona ka nevojë për dy lloje të lojtarëve. (Marco) Verrattin dhe Coutinhon, por nuk besoj që do të vijnë që në janar”, ka thënë Balague.

Barcelona kishte tentuar për këtë dyshe gjatë gjithë verës, por nuk kishte arritur të nënshkruante me ta.

Sidomos Coutinho ishte njëri prej objektivëve kryesor, por Liverpooli kishte kërkuar 200 milionë euro, shumë që Barcelona nuk ka pranuar ta paguajë në asnjë mënyrë.