Foto shokuese/ Gruaja xheloze sulmon me vaj peshku e spec djegës të dashurën e burrit

Ky ishte momenti tronditës kur një grua zhveshi të dashurën e burrit të saj duke i hedhur salcë peshku dhe pluhur speci djegës.

Giang Jun, 30 vjeç, po punonte në sallonin e saj të bukurisë në Thanh Hoa, Vietnam, të martën në orën 22:00, kur gruaja e zemëruar e sulmoi dhe e akuzoi atë për marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

Gruaja e martuar thuhet se e kishte nxjerrë për flokësh Jun jashtë në rrugë, para se t’i shqyente rrobat dhe ta lyente atë me salcë peshku.

Akti poshtërues thuhet se është një trend i shfaqur ne Vietnam, kur gratë përballen me të dashurat e burrave të tyre.

Incidenti u fotografua nga një qytetar dhe policia po heton rastin. Gruaja e sulmuar i është nënshtruar ndihmës mjekësore.