Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Legjenda braziliane, Pele, ka paralajmëruar kombëtaren e tij për rrezikun që mund t’i vjen nga ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Zvicra do ta nis Kupën e Botës “Rusia 2018” pikërisht ndaj kombëtares së Brazilit, në ndeshjen e cila zhvillohet më vonë nga ora 20:00.

Kjo parashihet si një nga ndeshjet e para më të mira të të gjitha grupeve dhe është vlefshme për Grupin E.


Kombëtarja Selecao shihet si favorit në këtë ndeshje, por as helvetikët nuk hynë në këtë takim pa objektiva.

Legjenda braziliane, Pele, e ka lajmëruar kombin e tij për rrezikuan që mund t’i vijë nga ylli shqiptar, Shaqiri.

“Sot vendi im nis udhëtimin në Kupën e Botës kundër Zvicrës”.

“Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë dhe e balancuar”.