Zvicra e shqiptarëve i bën ballë Brazilit të madh

Zvicra e shqiptarëve i bën ballë Brazilit të madh

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në Rostov Arena ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës që ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1).

Skuadra helvetike që përfaqësohej nga katër shqiptarë, e nisi shumë më mirë ndeshjen, mirëpo me kalimin e minutave, Selecao e mori lojën nën kontroll.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të përmes një goditjeje të pandalshme të Philippe Coutinhos nga jashtë zonës.

Deri në fund të pjesës së parë, brazilianët luajtën më mirë, mirëpo nuk ia dolën ta thyenin sërish mbrojtjen zvicerane.

Pesë minuta brenda gjysmës së dytë, rezultati u barazua. Një harkim fantastik nga Xherdan Shaqiri e priti në zonë Steven Zuber për të shënuar me kokë (50′).

Minutat në vazhdim ishin mjaft dinamike dhe ekipet zhvillonin lojë të hapur duke rrezikuar herë njëra e herë skuadra tjetër. Natyrisht se brazilianët ishin shumë më të rrezikshëm, por nuk ia dolën të shënonin.

Pas xhiros së parë, Selecao dhe Helvetikët kanë nga një pikë dhe ndodhen prapa Serbisë që e kryeson Grupin E me tri pikë, pas fitores ndaj Kosta Rikës.

Ndeshja e ardhshme e Zvicrës është kundër Serbisë, ndërsa Brazili luan ndaj Kosta Rikës.