Uruguai 0-2 Francë, Antoine Griezmann zgjidhet lojtari i ndeshjes

Antoine Griezmann është zgjedhur lojtari i ndeshjes në fitoren e Francës ndaj Uruguait.

Franca siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:0 Kombëtaren e Uruguait.

Ylli i Atleico Madridit shënoi një gol të bukur në këtë fitore nga largësia, falë edhe pakujdesisë së portierit Muslera.