Philippe Coutinho, pas humbjes që Kombëtarja e tij ka pësuar ndaj Belgjikës, ka bërë një deklaratë prekëse ku është i hapur edhe për kritika.
“Ne kemi dashur të shkojmë deri në finale, por kemi bërë maksimumin. Të gjithë dhanë gjithçka” ka thënë Coutinho.
“Jam i sigurtë se do të goditemi nga kritikat nga të gjitha anët. Jeta vazhdon, ky është futbolli. Ju fitoni dhe humbisni”.
“Ne jemi të pikëlluar sepse kemi dashur që të fitojmë, sikurse i gjithë Brazili. Fatkeqësisht, nuk mundëm”, u shpreh më pas ai Coutinho.