Dëshironi fëmijë? Koha e duhur për ngjizjen është para orës 7.30

Çiftet që përpiqen të bëjnë fëmijë duhet të dinë që mëngjeset e verës duhet të mendojnë për ngjizjen para orës 07.30 ,studim i ri...

Sipas shkencëtarëve sperma ka kohën e saj të brendshme 24-orëshe, dhe është më e fuqishme në orët e hershme të mëngesit. Shkencëtarët zviceranë zbuluan gjithashtu se sperma është në formën e saj më të shëndetshme për të fertilizuar një vezë gjatë Marsit, Prillit dhe Majit.

Sperma e mbledhur në muajt e pranverës, kishte përqëndrim më të madh ndërsa gjatë verës kishte një ulje të cilësisë së saj.

Mostrat e mbledhura herët në mëngjes, para orës 07.30, tregojnë një nivel më të lartë të përqëndrimit dhe një morfologji normale. Studimi i botuar në revistën shkencore, Chronobiology International vjen mes lajmeve për rritje të infertilitetit