• E mërkurë / May-08 01:35
  • Kontakt

Humb jetën babai i aktorit turk

Pas gëzimit që i lindi djali i parë, aktori i njohur turk është përballur edhe me një fatkeqësi të rëndë.

Pas një beteje të rëndë me kancerin, babai i aktorit Ozcan Deniz ka ndërruar jetë.

Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur.Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.