Fermeri italian “gdhend” projektin gjigant të Kupës së Botës në fushë të hapur

Kombëtarja e Italisë ishte mungesa e madhe e Kupës së Botës, Rusi 2018, por pavarësisht kësaj, populli italian i ka drejtuar sytë nga Rusia

Kombëtarja e Italisë ishte mungesa e madhe e Kupës së Botës, Rusi 2018, por pavarësisht kësaj, populli italian i ka drejtuar sytë nga Rusia për të parë spektaklin më të madh të futbollit në glob.

Dario Gambarin, një shofer traktori ka “gdhendur” një imazh gjigant të Kupës së Botës së bashku me emrin e kampionëve të sapokurorëzuar, Francës, në një fushë pranë Veronës në Italinë Veriore, transmeton kj raportimin e medieve të atjeshme.

Gambarin përdorte traktorin e tij, si dhe një plug dhe një vegël rrotulluese për të transformuar fushën në një imazh masiv që mund të shihej nga qielli.

“Artisti i tokës” gjithashtu ka shkruar fjalën “Rusi” për t’i dhënë vëmendjen shtetit që organizoi turneun.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terren dedikuar ngjarjeve globale. Vitin e kaluar ai bëri një portret të madh të udhëheqësit rus Vladimir Putin përpara samitit të G20 në Gjermani, të cilin presidenti e ndoqi së bashku me liderë të tjerë botërorë.

Fermeri italian gjithashtu “gdhend” figura të tjera me ndikim në veprat e tij në terren, duke përfshirë ish Presidentin e SHBA Barak Obama, Papa Franceskun, ish-Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe presidentin e tanishëm të SHBA-së Donald Trump.