Flini më shumë se zakonisht për të humbur peshë

Pesha mund të rritet ose të ngadalësohet nga koha e fjetjes së një personi, thuhet sipas një studim i ri. Pra, sa gjumi do t’ju ndihmojë të humbni...

Pesha mund të rritet ose të ngadalësohet nga koha e fjetjes së një personi, thuhet sipas një studim i ri. Pra, sa gjumi do t’ju ndihmojë të humbni peshë?

Hulumtimet, të cilat janë publikuar edhe në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, kishin analizuar se si orët shtesë gjumë te të rritur – të cilët zakonisht bëjnë pak orë gjumë – kishin ndikuar në peshën e tyre.

Përveç kësaj, hulumtuesit kishin analizuar edhe ndikimin që orët shtesë gjumë e kanë në konsumimin e ushqimit.

Ata kishin zbuluar se orët shtesë gjumë rezultojnë në reduktim 10-gramësh të sheqerit.

Shkencëtarët kishin vërejtur se ata që fillojnë të flenë më shumë se zakonisht, përfundojnë duke konsumuar edhe më pak karbohidrate sesa zakonisht.