Alketa Vejsiu ka nevojë për ju!

Si do i përgjigjeshit pyetjes së saj?

Është cilësuar si një nga moderatoret më të dashura dhe që rrezaton pozitivitet në publikun shqiptar. 

Alketa Vejsiu është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe publikimet e një pas njëshme  të saj e tregojnë të adhurueshme.  

Alketa ka ndarë foto nga udhëtimi i saj i fundit në shtetin fqinj, Italinë.

‘Firenze eshte qyteti qe dua me shume ne bote pas Tirones time! Po qyteti juaj cili eshte?’-ka shkruar Alketa krah fotos.

Alketa ka kërkuar mendimin e fansave të saj se cili është qyteti i tyre i preferuar në mbarë botën. Moderatorja është nëj nga personat Vip në Shqipëri që i pëlqen të udhëtojë në vende të ndryshme të botës. Ndër  shtetet më të preferuarit nga sa kemi parë në postimet e saj janë Franca dhe Italia. 

Pavarësisht mrekullive që mund të vizitohen në vendet e ndryshme të botës, Alketa qytetin e preferuar ka zgjedhur Tiranën.