Gjendet e vdekur ylli i ”Gossip Girl”, Michelle Trachtenberg

Gjendet e vdekur ylli i ”Gossip Girl”, Michelle Trachtenberg

Aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”, është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare.

Sipas burimeve të New York Post, ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj rreth orës 8:00 të mëngjesit të mërkurën, në kompleksin luksoz ”One Columbus Place” në Manhattan. Trachtenberg kishte kaluar një transplant të mëlçisë dhe sipas burimeve të NYP, vdekja e saj ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrore.

Policia e New Yorkut ka konfirmuar se ajo u gjet pa ndjenja dhe është shpallur e vdekur nga punonjësit e emergjencës.

Vdekja e saj nuk është konsideruar e dyshimtë dhe mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.