Shokuese, policët hapin zjarr ndaj të riut me sindromën Down

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Stokholm të Suedisë ku një i ri 20-vjeçar me sindromën Down është vrarë nga policia.

Djaloshi ishte larguar nga banesa dhe me vete kishte një pistoletë lodër.

“Personi kishte në dorë një objekt të ngjashëm me një armë, policia e interpretoi këtë situatë si kërcënuese dhe hapi zjarr”, ka thënë prokurori për ngjarjen e cila tashmë është bërë objekt hetimi.

Por, nëna e viktimës tha se “ai nuk ishte në gjendje të kërcënonte askënd”.

“Jemi totalisht të shkatërruar. Jemi në shok. E vetmja gjë që ai dinte të bënte ishte të përqafonte dhe jo të kërcënonte”, tha e ëma Katarina Soderberg.

“Thanë se kishte një armë. Nuk është e vërtetë. Ai mbante një pistoletë në miniaturë, një lodër për fëmijë 5-vjeçarë”, tha babai i viktimës. Tashmë është hapur një hetim lidhur me sjelljen e policëve.