Sipas ekspertëve shëndetësorë, katër simptomat e para përfshijnë problemet e vazhdueshme me tretje, fryrja e barkut menjëherë pas shujtave dhe dhimbja e vazhdueshme e lukthit.
Kur kanceri të ketë avancuar, ju mund të përjetoni simptoma tjera.
Ndër këto simptoma përfshihet gjaku në jashtëqitje, humbja e apetitit dhe humbja e peshës.
Nëse nuk trajtoheni për kancer të lukthit, kanceri mund të shpërndahet në pjesë tjera të trupit, si në mëlçi.
Përndryshe, kanceri i lukthit është më së shpeshti prezent te personat e vjetër, ku 90 prej 100 rasteve iu shfaqen personave që janë mbi moshën 55 vjet.