“Zyrtarisht Baba! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”.
Me këtë postim në profilin e tij të “Instagramit”, Cikalleshi bëri të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, vajzës Rajna.
Ai nuk nguroi të ndajë me miqtë e tij të rrjetit social këtë moment të veçantë në jetën e tij, duke postuar edhe një foto.
Cikalleshi ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit, ndaj Spanjës dhe Italisë, ku u shpreh për Top Channel se së shpejti do të bëhej baba dhe se do të kishte edhe një dedikim nëse do të shënonte, por fatkeqësisht u largua nga grumbullimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi.