Rreth tre milionë amerikanë kanë shikim tejet të dobët, ndërkaq 1.3 milionë janë krejtësisht të verbër.
Numri i njerëzve që verbërohen nga degjenerimi makular si pasojë e moshës pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, duke arritur shifrën prej 22 milionëve.
Nëse ky trajtimi i ri që është zhvilluar rezulton i suksesshëm edhe të njerëzit, atëherë shumica e njerëzve do të mund ta rifitojnë shikimin e tyre, shkruan Telegraf.
Këtë gjë shkencëtarët e Institutit Nacional të Shëndetësisë e kanë arritur duke e përdorur një injeksion gjenetik për t’i riprogramuar neuronet e mirëmbajtjes në struktura të cilat e pranojnë dritën në sy.