Ylli i serisë “Dawson’s Creek” dhe aktori, të cilin e njohim nga “Everybody hates Chris” kanë folur për keqtrajtimin seksual në Hollywood, të cilin edhe vetë e kanë përjetuar.
James Van Der Beek (40) në Twitter i ka shprehur mbështetje viktimave të producentit Harvey Weinstein (65), duke thënë se e di si ndihen.
Aktori Terry Crews (49) ka shkruar se e njëjta i ka ndodhur edhe atij.
“Vitin e kaluar, një njeri i fuqishëm dhe i ranguar lart më ka kapur për gjenitale dhe atë para gruas sime. E pyeta se çfarë po bën dhe ai më pas u qesh. Desha ta godas, por e dija se si do të dukej e gjithë kjo. I lashë të gjitha. Kush do të më besonte? E kuptoj pse shumica nuk flasin për këtë. Por Harvey Weinstein nuk është i vetmi që e ka bërë këtë dhe ky nuk është profesioni i vetëm në të cilin ndodh kjo”, ka shkruar Crews, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, për këtë producent ka folur edhe Kate Beckinsale (44), e cila thotë se ai e kishte thirrur për një takim në hotel kur ishte vetëm 17-vjeçe.
“isha naive dhe nuk kam menduar se ai do të priste të kem seks me të. Më ofroi alkool dhe unë e refuzova. Disa vite më vonë më pyeti nëse kishte provuar diçka me mua atëherë. E kuptova se nuk i kujtohet nëse më kishte sulmuar, ose jo”, tha Beckinsale.
Ndryshe, Weinstein tash akuzohet edhe nga Scotland Yard, për shkak të sulmeve seksuale gjatë viteve të tetëdhjeta.