Shitja e mbyllëseve që bllokojnë timonin, janë dyfishuar gjatë këtij viti në Britani të Madhe, pasi veturat që hapen pa çelës po vidhen në masë të madhe.
Plaçkitësit po gjejnë mënyra të ndryshme që ta hapin derën dhe ta nisin makinën, derisa pronari nuk është në dijeni se çfarë po ndodhë.
Në pamundësi që prodhuesit e veturave të bëjnë më shumë për të rritur sigurinë, pronarët po blejnë dry që ta mbrojnë veturën.
Videoja e postuar më poshtë tregon se me çfarë shpejtësie është vjedhur një veturë me teknologji të lartë, nga dy hajna që përdorën një pajisje që ende nuk dihet se çfarë është.