ABSTRAKT:
Gjatë periudhës dy vjeçare në studim kanë marrë pjesë 18 pacientë. Pacientët ishin ndarë në dy grupe:
Grupi I: Në mjekim kishin vetëm Metforminën.
Grupi ll: Metformin dhe Glimepirid.
Të gjithë ishin të Diagnostikuar me Diabet Mellitus tip 2. Studimi është kryer në fazën e hershme të diagnostikimit, 90% e të prekurve ishin me anamnezë pozitive familjare për dibet tip 2, mosha mesatare 46 vjeç, 80% ishin meshkuj, 50% ishin mbi peshë, 10% obezë, 60% fumatorë, 70% ishin në regjim dietal, 30% nuk I’u janë përmbajtur regjimit dietal, 30% kishin ko-morbiditet, kryesisht Hipertension. Matjet e sheqerit në gjak: Glicemia esëll,(Fasting Glucose Test), Testi i Ngarkesës (OGGT), dhe hemoglobina e glukozuar (HgbA1C).
HYRJE: Diabeti tip 2 në shekullin e fundit ka marrë masa pandemike, është shkaktari i parë sa i përket mortalitetit si pasojë e komplikacioneve të arterieve të vogla kryesisht ato koronare, trurit dhe veshkave.
Në këtë tip diabeti, mjekimi kryesisht është oral (ËORLD HEALTH ORGANISATION, AMERICAN DIABETOLOGIST ASSOCIATION) dhe varësisht nga vlerat e glikemisë. Linja e parë e mjekimit janë Biguanided gjegjësisht Metformina. Në vlera më të larta se 12 mm/L mund të kombinohen këto të fundit me grupin e Sulfanil uresë, si glimepiride, gliklazidi.
FIZPATOLOGJIA E SËMUNDJES: Mekanizmi i shfaqjes së Diabetit tip 2 akoma nuk dihet qartë. Disa autorë potencojnë se është çrregullim i prodhimit adekuatë të insulinës nga pankreasi, e disa të tjerë si pasojë e shfaqjes së rezistencës së insulinës në receptorët periferik si dhe nje kombinimi mes tyre.
STUDIMI: Shumë autorë mbeshtesin teorinë e medikamenteve të grupit të biguanideve gjegjësisht Metformina se përveç se frenon Gluko-neogjenezën (duke frenuar ATP-në në membramën e Mitokondrieve të qelizave hepatike) rritë ose përmirëson receptorët e Insulinës.
Gjatë studimit tim:
Grupi I: Për tre muaj vetëm me Metforminë (doza maksimale 3000 mg) dhe pa dietë nuk dha rezultate të deshiruara për parandalimin e komplikacioneve Diabetike. Vlerat e HgbA1C lehtësisht u ulën.
Grupi ll: Me vlera të njejta të HgbA1C si në grupin e parë përveç Metforminës I’u shtua dhe Grupi i Sulfaniluresë (glimepiridi) Me/Pa dietë. Doza: Metformin 2000 mg, Glimepiridi doza minimale 0.5 mg, doza maksimale 3 mg. Gjatë periudhës 3 mujore asnjë pacientë nuk pësoi Hipoglicemi në fillim të mjekimit, rrethë fund muajit të parë dhe fillim muajit të dytë kishin ulje drastike të glicemisë esëll, vlerat mesatare 3.3 mmol/L. Fill pas këtij reaksioni, heqim barin Glimepirid dhe vazhdojmë vetëm me Metformin 2000 mg të ndara në dy doza dhe kemi nivel të dëshiruar të glicemisë në gjak, ulje e dukshme e HgBA1C.
PËRFUNDIMI: Është folur shumë për përmirësimin e receptorëve të isulinës nga metformina, gjë që në këtë studim nuk dha rezultate të dëshiruara për parandalimin e komplikacioneve diabetike dhe trajtimin eventual me monoterapi.
Në këtë studim tre mujor glimperidi dha rezultate të dëshiruara në stabilizimin e glicemisë esëll post-prandiale, ulje të dukshme të HBA1c.
Autori Dr.Desaret Murati
Gusht 2018