Këngëtarja ditë më parë ishte fotografuar në Los Angeles me ish-të dashurin Justin Bieber, ndërsa vetëm disa orë më vonë, mediat kanë raportuar se ajo është ndarë nga Abel Tesfaye (që është emri i vërtetë i reperit).
Nuk dihet arsyeja pse ata e kanë ndërprerë lidhjen, ndërsa zëdhënësit e dy këngëtarëve kanë refuzuar të flasin për mediat.
Në muajt e parë, Selena dhe Weeknd e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, ndërsa për herë të parë dolën zyrtarisht bashkë në Met Galan e këtij viti në New York në muajin maj.
Më pas, u shfaqën përsëri bashkë në muajin shtator në ndejën e organizuar nga Harper’s Bazaar.
Çifti la përshtypje se ishte një lidhje serioze kur nisën të bashkëjetonin në një banesë në Greenwich Village në New York, ku qëndruan në muajt e fundit.
Rrallëherë në media ata kanë folur për lidhjen e tyre, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë e përbashkëta.
Sido që të jetë, tash duket se gjithçka ka marrë fund, pasi ata kanë vendosur të ndahen.