Sikur të gjithë popujt e botës që kanë dita festive, vite dhe festa të ndryshme, gjithashtu edhe në fenë islame dhe te muslimanët ekzistojnë dita, festa, ngjarje të ndryshme historike me vlerë, si ndërrimi i viteve ditëlindja e Muhamedit a.s., Israja dhje Miraxhi etj.
Muslimanët me anë të përkujtimit të tyre njihen me historinë e tyre të ndritshme dhe gjithashtu të bëjnë rregullimin e jetës së tyre, dhe ti shfrytëzojnë këto raste me anë të përkujtimeve dhe manifestimeve të tyre, që të jenë sa më afër Krijuesit të lartëmadhëruar.
Muslimanët e mëparshëm deshtën që vetë ta e ndërtojnë historinë dhe jetën e tyre.
Ata punuan për këtë botë dhe për ardhmërinë e tyre dhe të Islamit sikur të jetonin gjithmonë, dhe punuan për botën tjetër sikurse do të vdisnin nesër.
Ata nuk deshtën kurrë që t’i imitojnë të tjerët, por dëshiruan që të jetojnë, ata dhe brezat e ardhshëm me atë, që vetë e ndërtuan me sakrificën e tyre.
Prej gjithë asaj që ata rregulluan për muslimanët në tërësi ishte edhe rregullimi i një kalendari të veçantë, që të organizojnë jetën e tyre me të, dhe të mos jenë imitues të të tjerëve.
Me që shumica e popujve të vjetër, dhe ata të feve hyjnore kishin kalendarët e tyre të ndërrimit të viteve dhe rregullisht i përkujtonin dhe i manifestonin, atëherë u pa e nevojshme që edhe shteti musliman i themeluar në Medine nga Muhamedi a.s. ta e ketë kalendarin e ndërrimit të viteve, që të veprojnë me të dhe ta e përkujtojnë.
Iniciatorë dhe themelues i këtij Kalendari është Omer ibn El Hatabi (hazreti Omeri ), Udhëheqësi i dytë i shtetit musliman pas Muhamedit a.s., për nevojat e shtetit musliman, dhe e lidhi fillimin e tij me Hixhretin – Epokën e parë të shtetit musliman në Medine.
Dita e parë e vitit të ri Islamik është me 11 shtatorë 2018 ditën e Martë
Ky kalendar është i ndërtuar sipas lëvizjeve të hënës 12 herë në vit, dhe mund të quhet Kalendari Hënor.
Allahu në Kur’an e përmend lëvizjen e hënës duke thënë: “” Dhe të pyesin ( O Muhamed ) për ndyshimin e hënës Thuaj: Ato janë matje e kohës për njerëzit “”.
Ky vit ka 12 muaj, ku çdo muaj fillon me daljen e hënës së re.
Muajt e tij janë 30 ditë dhe 29 ditë, varësisht prej ndërrimit të hënës.
Viti i kalendarit islamik është më i shkurtë së viti i kalendarit Lunarë ( botërorë ) për 11 ditë.
Muajt e këtij viti janë 12 dhe ata quhen:
Muharrem – Safer – Rabiul ewel – Rabiul ahir – Xhumadel ula – Xhumadel uhra – Rexheb – Sha’ban – Ramadan – Shewal – Dhul ka’de – Dhul hixhe.
Dallimi mes këtij viti dhe vitit të ri të cilin e festojnë njerëzit me 31 dhjetor – 1 janar, është se ai fillimin e ka prej kohës së Pejgamberit Isa a.s. ( fillimin e krishterizmit ), kurse ky kalendar fillimin e ka prej kohës së Muhamedit a.s. ( prej Fillimit të jetës në Medine ), dhe ky është vetëm për muslimanët.
Shumë adhurime ( Ibadete ) kryhen pikërishtë me anë të këtij kalendari si psh. Agjërimi, Zekati, Haxhi etj.
Me rastin e vitit të ri islamik, muslimanët shfrytëzojnë rastin që të urojnë njëri tjetrin dhe të shprehin lutjet e tyre për mirësi, shëndet dhe për një të ardhme më të mirë, ku edhe shpresohet se këto lutje të pranohen nga ana e Zotit.
Urimi i muslimanëve për ngjarjet e ndryshme islame si Ditëlindja e Muhamedit a.s., Israja dhe Miraxhi, viti i ri islamik e të tjera, si dhe të përkujtuarit e këtyre ngjarjeve me aktivitete të ndryshme që nuk janë në kundërshtim me normat islame; është veprim i preferuar dhe i pëlqyer në fenë islame. Këtë e vërteton Qendra për fetva e Egjiptit dhe shumica absolute e qendrave për fetva e shteteve islamike nëpër botë dhe shumica absolute e dijetarëve musliman, duke u argumentuar me argumente të bazuara në burimet e fesë islame.
Muaji i parë i vitit të ri islamik është muaji ‘Muharrrrem’ i cili konsiderohet ndër 4 muajt e shenjtë ndër muajt islamik. Muhamedi a.s. më së shumti që e ka preferuar adhurimin e agjërimit pas muajit të ramazanit është muaji Muharrem.
Pra viti i ri islamik fillon me një muaj që Zoti e bëri të shenjtë, kurse përfundon me adhurimin madhështorë të haxhit dhe Kurban Bajramit.
Pra: Secili besimtar duhet që këtë vit t’a përkujtojë me zemër të pastër, nijete dhe mendime të mira për të ardhmen e tij, pendim për të kaluarën e tij, dhe të kujtojë vazhdimisht se Zoti është gjithmonë në përcjellje të tij për të gjitha veprimet e tija. Të mos krijojë mendjemadhësi për pasurinë që e ka, fuqinë ose pozitën e tij, sepse ndryshimi i ditës dhe i natës, dha kalimi i viteve dhe kohëve është argument se kjo botë nuk do ti mbetet askujt, dhe askush nuk do të jetë i përhershëm në të, por do të kthehet te Zoti i tij dhe do të japë llogari për çdo vepër të madhe ose të vogël që e ka bërë në këtë botë.
Porosia është: Përkujtone këtë ngjarje me veten tuaj dhe familjet e juaja, dhe njihni ata me të kaluarën e ndritshme të Isalmit dhe njerëzve të suksesshëm të tij.
Keni frikën e Zotit, dhe bëni përgatitije për veten tuaj dhe mos harroni që këtë vit ta filloni me një planprogram vjetor me angazhime dhe vepra në të mirën tuaj, të Islamit dhe muslimanëve dhe mbarë njerëzimit.
URIME TË GJITHËVE VITI I RI ISLAMIK 1440