Vendosja e ''Policëve të shtrirë'' në tërë komunën e Preshevës ''tmerr'' për ngasësit e automjeteve!

Vendosja e ''Policëve të shtrirë'' në tërë komunën e Preshevës ''tmerr'' për ngasësit e automjeteve!

Në komunën e Preshevës me një vendim të veçantë të miratuar nga Këshilli komunal në rrugën kryesore të qytetit janë vendosur "Policët e shtrirë" me qëllim për të ngadalsuar shpejtësinë e madhe të veturave sidomos në rrugët afër shkollave, çerdheve, ambulancës së qytetit me qëllim që (nxënësit, pleqët, fëmijët), të ndihen më të sigurt dhe shoferët të janë më të kujdesshëm, pasi komuna e Preshevës nuk posedon semaforë për lehtësimin e tollovive në komunacion.

Por, në ditët në vijim kam vrejtur se pengesat e vendosura apo ashtuquajtura "Policë të shtrirë” kanë filluar të vendosen që nga fshati Miartoc, Tërnavë, në disa lagje të Preshevës, Rahovicë, Corroticë deri në fshatin Rainc në rrugën më të frekuentuar nga qytetarët e kësaj komune. Këta "policë të shtrirë” vendosen në bazë të kërkesave individuale të disa qytetarëve, e jo në bazë të nënshkrimeve të banorëve të fshatit që ato kërkesa të shqyrtohen në kryesinë e fshatit konkretisht në Bashkësinë lokale të fshatit, pasataj këto kërkesa të adresohen në këshillin komunal. Kjo procedurë e shqyrtimit të kërkesave individuale nga këshilli komunal është dashur të mos përfillet, nëse nuk ka dhënë pëlqim Bashkësia lokale.

Policët e shtrirë vendosen në vendet, (ku kan ndodhë shpesh herë aksidente) dhe në bazë të kërkesës së lagjes mblidhen nënshkrimet e banorëve të asaj lagje , shqyrtohen  kërkesat nga Këshilli komunal dhe  inspektoriati komunal për komunikacion duke dalur në teren verifikohet  rrezikshmëria për të parandaluar aksidentet. Inspektori pastaj i raporton këshillit komunal. Pasandej, kjo kërkesë shqyrtohet nga këshilli komunal duke sjell (vendim,pëlqim) apo masë emergjente për vendosejn e "Policëve të shtrirë” duke vendosur shenjat e veçanta në rrugë për të sinjalizuar shoferët  për zvoglimin e shpejtësisë. Vendosja e 13 "Policëve të shtrirë që nga fshati Corroticë deri në hyrje në qytetin e Preshevës është e panevojshme sepse ndikon në prishjen e gomave, felneve, stabiliazatorëve dhe në centrimin e automjeteve që qarkullojnë brenda ditë me dhjetra here sidomos (taksit, autobusat dhe mjetet e renda motorike), që rrit shpenzimet për mirëmbatjen e këtyre automjeteve. Deri më tani në çdo 200 metër apo 500 metër gjatësi rrugore janë vendosur këto pengesa. Pyes të parin e komunës sa është kostoja e  e vendosjes së këtyre "Polcëve të shtrirë”. Për më tepër le të më sqaroj i pari i komunës nëse do të kishte 60 këkesa nga ana e qytetarëve të gjitha do të i miratonte për vendosjen  e këtyre pengesave. Me sinqeritet të plotë ia them se vendosja e këtyre barierave rrugore nuk është zgjidhje për shumë arye. Në radhë të parë dëmtohet asfati, dizajni dhe estetika e rrugës, rritet kostoja e mirëmbajtes së automjetve përshkak të vozitësve të pandërgjegjëm. Përndryshe në çdo hyrje të fshatit ekziston shenja e komunikacionit për kufizimin e shpjetësisë prej 50 km në orë, çka nënkupton se shpejtësia brenda qytetit është 50 km në orë, kjo duhet respektohet nga ngasësit e automjeteve. Ata të cilët nuk i respektojnë shenjat në bazë të dispozitave ligjore në komunikacion për shkelje të shpejtësis le të ndëshkohen nga policët.

Në radhë të parë duhet të vetdijësohen vetë ngasësit e automjetve se shpejtësia në qytet dhe vendbanime është e kufizuar, si kundër përgjigje që edhe shërbimi i policisë duhet të jetë më efikas.

Shkruan : Avni Selimi