Lutfi Haziri, si çdo anetar e funksionar i LDK-se, ka te drejte te synoje te behet kryetar i LDK-se.Por, ne kete beteje te tij eshte mire te mos e keqperdore Luginen e Presheves dhe te mos beje premtime qesharake se do ta bashkoje Presheven, Medvegjen, Bujanocin, hekurudhen dhe autostraden me Kosoven.
Nuk eshte mire qe per beteja brendapartiake te perdoret gjuha manipulative per te ardhmen e Lugines se Presheves. Qe 20 vjet politikane te Kosoves shikojne me indiference se si zbrazet Lugina e Presheves dhe tani, per pazare te tyre, zbulojne „dashurine“ per Luginen e Presheves.
Aludimet e Hazirit me „kjo nusja“ (per Vjosa Osmanin) tregojne per nje karakter jo fort te lavderueshem te nje politikani qe duke qene aq gjate ne politike do te duhej te kete mesuar se paku disa rregulla te miresjelljes, larg arrogances se qymezeve ballkanike. Nese po ben premtime se do te sjelle Luginen e Presheves ne Kosove, a ben edhe nje lutje per Lutfi Hazirin: a ka mundesi qe Ranillugu t‘i kthehet Kamenices, Parteshi Gjilanit, Kllokoti Vitise e keshtu me radhe? Si dhe pse jane bere keto komuna Haziri e di mire, ka qene ne krye te detyres.
Nervoza qe e shfaq Haziri ne betejen per kreun e LDK-se ka te beje me renien e popullaritetit te tij pas flirtimeve, koketimeve dhe tyxharive me PDK-ne. Ne kete batak ai e ka futur veten pa ndonje zor. Haziri, per shembull, e quan Albin Kurtin „hajn pulash“ dhe VV-ne parti shume agresive ndaj LDK-se. Çudi si u be PDK parti me e „bute“ ndaj LDK-se, kur nga Lutfi Haziri dhe shume te tjere ne LDK jane degjuar fjale se PDK me sherbimin e saj te nentokes i ka vrare mbi 20 zyrtare te larte te LDK-se.
Nje eshte e sigurt: Albin Kurti nuk qendron pas asnje vrasjeje politike te krereve te LDK-se. E, nese Kurti eshte „hajn pulash“, atehere Lutfi Haziri s‘do te mbese pa nje kofshe per meze. Deri atehere: poshte marrezia!