Gjashtëvjeçari Ryan fiton 11 milion dollar në vit me kanalin e tij në youtube “Ryan ToysReview”, në të cilin ai prodhon video për lodrat, ushqimet dhe ëmbëlsirat për fëmijë.
Sipas revistës “Forbes”, vitin e kaluar Ryan ishte i teti më i paguari në botë nga youtube.
Aktiviteti i Ryan në kanalin e tij në youtube ka nisur në vitin 2015 dhe deri më tani ai numëron 10 milion ndjekës nga e gjithë bota.