Sipas burimeve industriale nga Japonia, Apple vitin e ardhshëm do të sjellë të paktën një iPhone me ekran LCD.
Ky do të jetë njëri nga tre telefonat premium, derisa dy të tjerët do të kenë panele OLED.
LCD iPhone do të ketë ekran 6.1 inç dhe shtëpizë prej metali, përfshirë edhe panelin e pasmë.
Të dy modelet tjera iPhone do të kenë ekrane 6.3 inç dhe 5.8 inç.
Për shkak të shtëpizës prej metalit, iPhone i ri nuk do të ketë opsionin e mbushjes pa tela.