Weinstein i përfshirë në skandalin e sulmeve seksuale në javët e shkuara është fotografuar në aeroportin e Nju Jorkut dhjetorin e kaluar, teksa kishte me vete një çantë plot me ilaçe, sipas Page Six.
Fotot tregojnë Weinstein që hap valixhen ngjyrë argjendi të mbushur me barna teksa fluturon në klasin e parë, në sy të pasagjerëve dhe personelit.
Shumë njerëz pyesin se si jetonte Harvey pas asaj që kishte bërë dhe viteve të tëra sulmesh seksuale, thotë një burim për Page Six. Dhe përgjigja është: “Me ndihmën e ilaçeve”.
I njëjti burim thotë se Weinstein bënte shaka lidhur me ilaçet në valixhen e tij, duke u thënë pasagjerëve që e pyesnin për to se i merrte për ‘të ftohtin’..
Weinstein ishte në syrin kritik të mediave së fundmi për akuzat seksuale.
Pas tij edhe Kevin Spacey u përball me akuza të ngjashme.