“Cima” publikon foton më të bukur familjare

Me skeçet e tij për shumë vite me radhë ai ka arritur të bëhet ndër humoristët më të njohur në vend...

Bëhet fjalë për humoristin e njohur Rasim Thaçi i njohur me emrin artistik “Cima”, transmeton Gazeta Express.

Skeçet e tij vazhdojnë të jenë të pëlqyera edhe në ditët e sotme.

Ndonëse gjithmonë ka qenë i angazhuar, Cima asnjëherë nuk e ka lënë anash familjen e tij që është më e rëndësishmja.

Së fundmi ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me bashkëshorten Shukrien, vajzën Adelinën e që njihet si njëra ndër këngëtaret me zërin më të veçantë dhe dy djemtë.

“me familjen time”, kishte shkruar Cima.

Ndryshe, Cima ditë më parë përmes një imazhi kishte bërë të ditur se kishte organizuar një befasi për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.