Gjuha është një ndër simbolet më të rëndësishme të një kombi. Ajo përcakton identitetin dhe mbart në vetvete historinë bashkë me kulturën e tij. Por ka disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur rreth gjuhëve të ndryshme nëpër botë. Më poshtë mund t’i shihni disa fakte rreth tyre: Rreth 225 gjuhë amtare fliten nga komunitetet në Evropë. Një botim i Gjuhëve të Botës liston rreth 7 mijë e 100 gjuhë të folura në Tokë, transmeton Klan Kosova. Që nga vdekja e Dorothy Pentreath në vitin 1777, gjuha kornishte nuk është përdorur më, megjithëse kohët e fundit janë duke u bërë disa përpjekje për ta ringjallur këtë gjuhë. Sipas një sondazhi, në Londër fliten më shumë se 300 gjuhë. Gjuha më e zakonshme në Evropë është ajo ruse, e ndjekur nga gjermanishtja. Sipas një studimi, 44 për qind e njerëzve në vendet e BE-së nuk mund të flasin ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhëve të tyre.
Fakte interesante rreth gjuhëve

Gjuha është një ndër simbolet më të rëndësishme të një kombi.