Kon pretendon se Apple ia vodhi logon e tyre dhe e përdori atë për versionin më të fundit të App Store.
Logoja e tanishme që Apple përdor për iOS dhe MacOS përbëhet nga tre shirita me skaje të rrumbullakosura që përbëjnë trekëndëshin.
Përveç kompensimit financiar, gjithashtu Kon po kërkon të ketë falje publike nga Apple.
Apple ishte ballafaquar më parë me padi të ndryshme në Kinë, të nisur nga Qualcomm, Samsung dhe Corephotonics.
Vitin e kaluar, gjiganti teknologjik humbi rastin për emrin “iPhone”, i cili përdoret nga një prodhues kinez i artikujve prej lëkure.