A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’ dhe bombardimit me informacione

A është duke na shkatërruar interneti përmes garave për ‘like’ dhe bombardimit me informacione

Përgjatë historisë, njerëzit janë brengosur rreth teknologjive të reja, por të njëjtat brenga ekzistojnë edhe sot.

Sidoqoftë, a janë këto pohime legjitime apo vetëm thuhen nga disa persona për të tërhequr vëmendje?

Fillimisht, mos harroni se “interneti” është term i paqartë, duke marrë parasysh faktin se në të qarkullojnë shumë gjëra. P.sh., përmes internetit mund të zhvilloni varësi ndaj kumarit përmes lojërave online të pokerit.  Ky është vetëm një shembull i thjesht se si truri ndikohet negativisht nga interneti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, interneti na jep qasje të menjëhershme, të vazhdueshme dhe direkte për informacione të ndryshme rreth historisë njerëzore ose çfarëdo teme. Pra, si mundet kjo të ndikojë në turinjtë tanë?

“Bombardimi” me informacione

Është e rëndësishme të mbahet mend se truri i njeriut gjithmonë është duke u ballafaquar me një rrymë të vazhdueshme të informacioneve të pasura; kështu është bota e vërtetë. Qoftë nëse e shikoni një video futbolli në një ekran të vogël apo shikoni fëmijët duke luajtur në park, sistemet vizuale dhe truri e kryejnë të njëjtin funksion sepse që të dyja rastet prodhojnë informacione të hollësishme ndijore.

Megjithatë, truri faktikisht nuk e proceson çdo gjë të cilën shqisat tona ja prezantojnë; pavarësisht fuqisë dhe kompleksitetit që ka, ai nuk e ka kapacitetin për ta bërë këtë.  Por, ai i filtron të gjitha gjërat dhe i ekstrapolon ato që janë më të rëndësishme duke u bazuar në eksperiencat e mëhershme, në kalkulime dhe në një farë sistemi “të të qëlluarit”.

Çështja është se truri veçse është i adaptuar mirë në parandalimin e bombardimit me informacione, prandaj nuk është aq e mundshme që interneti ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë.

A është Google duke na shkatërruar kujtesën?

Brengë tjetër moderne është se qasja e vazhdueshme në informacionet e vendosura në internet është duke na shkaktuar probleme me kujtesën. Përse të lodheni duke mbajtur mend çdo gjë kur vetëm mund ta kërkoni në Google, apo jo?

Kujtesa apo memoria nuk funksionon kështu. Gjërat të cilat i përjetojmë, e që përfundojnë në kujtesën tonë, e bëjnë këtë përmes një procesi të pavetëdijshëm. Gjërat të cilat kanë rezonancë emocionale apo rëndësi në mënyra tjera, kanë tendenca të mbahen mend më lehtë sesa informacionet abstrakte apo faktet e ‘padobishme’. Këto të fundit gjithmonë kanë kërkuar më shumë përpjekje për t’u mbajtur mend në kujtesën afatgjatë, pasi që duhet të përsëriten vazhdimisht për të përfunduar si ‘kujtime’.

Një argument thotë se duke i përsëritur gjërat vazhdimisht në vend se t’i kërkoni në internet mund t’ua përmirësojë sistemin e kujtesës. Por, në anën tjetër, dëshmi tjera sugjerojnë se ambientet më stimuluese dhe më ndryshe ndihmojnë në zhvillimin e trurit – pra, ndoshta gjetja e vazhdueshme  e informacioneve interesante në internet është më mirë për ju sesa përsëritja e fakteve dhe figurave.

Sidoqoftë, për ta kundërshtuar këtë, dëshmi tjera sugjerojnë se prezantimi i hollësishëm i një ueb sajti të thjesht shkakton shumë karakteristika dhe është e pamundur që kujtesa afatshkurtër e trurit të njeriut t’i përballojë, gjë që mund të ketë efekte të dëmshme në sistemin e kujtesës.

Interneti shpeshherë  bën procese të padobishme, por se a janë të dëmshme për zhvillimin e trurit është çështje tjetër.

Çfarë është duke na ndodhur me ‘jetëgjatësinë’ e përqendrimit?

A ndikon interneti pozitivisht në aftësinë tonë për t’u përqendruar në diçka, apo të pasurit qasje 24/7 në shumë gjëra të ndryshme shkakton shpërqendrim?

Sistemi i përqendrimit të njeriut është i komplikuar, prandaj kjo temë mbetet e paqartë.  Interneti shkakton shpërqendrim të shpejt dhe efektiv. Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk është në rregull të thuhet se interneti është përgjegjës që ne po shpërqendrohemi nga puna, pasi që sistemi dhe preferencat e trurit për përvoja të ndryshme kanë ekzistuar qysh para shpikje së internetit.

Gara për ‘llajka’

Marrëdhëniet shoqërore me njerëzit tjerë janë faktor i madh në atë se si ne zhvillohemi, mësojmë dhe rritemi në nivel neurologjik. Njerëzit janë specie tejet shoqërore. Por, tani interneti i ka lejuar marrëdhëniet shoqërore dhe lidhjet e ndryshme të ndodhin mes një numri të madh të njerëzve përgjatë distancave të largëta – dhe këto ndodhin tërë ditën, çdo ditë.

Kjo do të thotë se çdo gjë që ne bëjmë mund të shpërndahet me tjerët me prekjen e një butoni, por kjo i ka pasojat e veta. Ndjenjat pozitive që i shkaktojnë rrjetet sociale thuhet se funksionojnë në të njëjtat baza neurologjike si drogat; duke siguruar ‘shpërblime’ përmes sistemit të dopaminës. Kësisoj, varësia nga rrjetet sociale është duke u bërë problem i madh, por në mënyrë të ngadaltë. Duke krijuar një situatë ku ne vazhdimisht jemi duke u përpjekur t’i lëmë përshtypjet të tjerëve dhe të gjykohemi nga ta, ndoshta interneti nuk është duke sjell ndonjë dobi në turinjtë tonë.