Bëhet fjalë për reperin e njohur Genc Prelvukaj e këngëtaren Eni Koci, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse asnjëri nuk kanë deklaruar për publikun se ata janë në një lidhje, Genci e Eni shumë shpesh lënë vend për dyshime.
Mbrëmë për festën e Krishtlindjeve dyshja e njohur kanë festuar së bashku. Këtë më së miri e dëshmojnë këto imazhe që ata kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instastory.
Kujtojmë se dyshja e famshmë pak javë më parë publikuan edhe projektin e tyre “Shi bie në Tiranë”, këngë kjo e cila u prit mjaft mirë nga fansat e tyre.