WhatsApp ka një lajm të keq për juve… nëse keni këso smartfonë!

WhatsApp ka një lajm të keq për juve, nëse keni këso smartfonë.

Një nga aplikacionet më të populluara të dërgimit të mesazheve në botë, nuk do të ofrojë më mbështetje për sistemet operative “BlackBerry”, “Microsoft Windows” dhe “Nokia”.

Lajmin e bëri të ditur vetë kompania nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të saj.

Sipas njoftimit, përdoruesit e “BlackBerry OS” dhe “BlackBerry 10”, “Windows Phone 8.0” dhe pajisjet më të vjetra, si dhe “Nokia S40”, nuk do të jenë në gjendje të përdorim “WhatsApp-in” siç duhet pas 31 dhjetorit 2017.

“Për shkak se nuk do të ofrojmë më aktivitete për këto platforma, disa karakteristika mund të mos funksionojnë në çdo kohë”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas njoftimit të kompanisë, edhe pse këto pajisje kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë së aplikacionit, nuk ofrojnë më aftësitë e nevojshme për të zgjeruar karakteristikat e “WhatsApp”.