Gratë shtatzëna duhet që të marrin sa më shumë vitamin D si dhe acid folik.
Kështu thonë gjetjet e reja nga një hulumtim i fundit në Universitetin Birmingham ndërsa rezulton se vitamina D si dhe acidi folik, parandalojnë komplikimet e shtatzënisë, transmeton Klan Kosova.
Për herë të parë, shkencëtarët kanë shikuar saktësisht se si vitamina e diellit ndikon në shëndetin e placentës, e cila furnizon foshnjat e palindura me ushqim jetësor dhe oksigjen nga nënat e tyre.
Rezultati i këtij hulumtimi është se qelizat imune në placentë i përgjigjen vitaminës D, duke promovuar në mënyrë aktive zhvillimin e shëndetshëm të organizmit