Peshkaqeni ia kafshoi maskën, zhytësi shpëtoi me një lëndim të lehtë (Video)

Peter Schneider po zhytej në brigjet e ishullit Rangiroa të Oqeanit Paqësor, kur grupin e tij e rrethuan gjashtë peshkaqenë. Njëri prej tyre e kafs

Peter Schneider po zhytej në brigjet e ishullit Rangiroa të Oqeanit Paqësor, kur grupin e tij e rrethuan gjashtë peshkaqenë.

Njëri prej tyre e kafshoi në maskë, por për fat të mirë ai shpëtoi vetëm me një lëndim të lehtë në fytyrë

“Më dukej sikur më përpiu, humba kontrollin për një moment dhe e gjeta veten të shtrirë në korale”, ka thënë Schneider.

Sulmi i peshkaqenit i shkaktoi probleme, pasi në mungesë të maskës nuk mund të përdorte pajisjet për frymëmarrje, derisa doli prej uji.