Rëra dhe pluhuri do të arrijnë në Kosovë më 8 janar, dhe kjo do të vazhdojë për disa ditë.
Erërat e ngrohta sjellin në Europë rërën afrikane çdo vit, vetëm se ndonjëherë sasia është më e madhe.
Këtë vit, këto erëra do të arrijnë deri në Angli, duke përfshirë pjesën më të madhe të Europës.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para 2 vitesh. Përpos rërës stuhia erërat pritet të sjellin edhe ajrin e ngrohtë, por edhe shiun apo borën ‘e kuqe’.
Shiu apo bora e kuqe është fenomen që ndodh kur reshjet përzihen me pluhurin apo rërën dhe marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Rëra e pluhuri zakonisht vjen nga shkretëtirat, pasi erërat e ngrohta e bartin atë me qindra e mijëra kilometra nëpër atmosferë, ndërsa bie në tokë kur bashkohet me reshjet.
Shiu i kuq apo i përgjakur është hasur me mijëra vjet më parë, ndërsa për të mund të lexohet edhe në Iliadën e Homerit.