Ajo është mjaft aktive me koncerte në Shqipëri, ndërsa është gjithashtu e kërkuar edhe nga shqiptarët e Kosovës. Poni është aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në të cilat shfaqet mjaft atraktive.
Në njërën nga to, këngëtarja labe është e veshur me një fustan lëkure ngjyrë rozë, i cili është shumë i ngjashëm me atë të Kim Kardashian, në fotografitë e realizuara kohë më parë.
Mund të ketë qenë rastësi, por syri i mbrehtë i fansave e panë si frymëzim paraqitjen në fjalë.