JLo tregon arsyen e ndarjes me Affleck pas 13 vitesh

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin çifti kryesor me të cilët media e kohës ishte fiksuar.

Kthejeni mendjen tuaj në vitet 2000. Shumë kohë para ditëve të Brangelina, Kim dhe Kanye, Beyonce dhe Jay Z, ka qënë një tjetër çift i famshëm dhe që në atë kohë zinte titujt kryesor të mediave rozë, i njohur si Bennifer.

Mes viteve 2002 dhe 2004, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin çifti kryesor me të cilët media e kohës ishte fiksuar.

Ata qëndruan bashkë në total për vetëm 18 muaj dhe u fejuan. Megjithatë, në 2004 u lajmërua dhe ndarja por u tha shumë pak për të.

Vetë JLo ka folur pas 13 vitesh për ndarjen. Në fakt nuk është e njëjta me argumentin që dha në atë kohë Ben Affleck.

“Humba ndjenjën e vetes, duke u dyzuar nëse i përkisja këtij biznesi, apo jo. Dhe lidhja ime (me Ben) u vetëshkatërrua përpara gjithë botës. Ishte diçka 2-vjeçare për mua derisa u zgjova sërish”, ka thënë 48-vjeçarja