Flet ish- menaxheri i Mozzik dhe Getinjos: I bëmë të famshëm nga zero, u larguan pa asnjë arsye dhe do të përballen me gjyq

Para pak minutash reperët Mozzik dhe Getinjo kanë lajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram largimin nga labeli 'OnRecords'...

Ata nuk kanë sqaruar se përsa po dalin nga ky grup vetëm se kanë treguar se karrierën e tyre si këngëtar do ta vazhojnë ani pse projektet e tyre muzikore u fshinë, shkruan lajmi.net

I kontaktuar nga lajmi.net për të marrë një prononcim në lidhje me largimin e vëllezërve nga labeli tek i cili nisën karrierën e tyre muzikore, tashmë ish menaxheri i tyre Mehmet Elshani ka thënë se ata janë larguar pa kurfar arsye dhe do të përballen me gjyq.

”Persona që nga 0  i kemI bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kanë vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga OnRecords, por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontratë të nënshkruar me ketë kompani, sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht që kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë, dhe do të përballen me gjyqin e percaktuar në këtë kontratë. Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdisimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë. Nuk janë këto pazare investo ti në mua qindra mija euro dhe tash u bëra i famshëm tung klm jo jo , por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikshmeri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zerin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrierën e tyre”, ka thënë ai për lajmi.net.