Edi Manushi tregon se sa i mungon Marina Vjollca

Marina Vjollca u largua nga Top Channel këtë sezon, për të filluar një emision të ri në Tv Klan.

Për bukuroshen e ekranit ky largim me siguri ka qenë i vështirë pasi kishte mbi 10 vite në këtë televizion. Por kur e mendon mirë, jo vetëm Marina do jetë prekur nga kjo zhvendosje.

Edi Manushi, bashkëprezantuesi i emisionit “Procesi Sportiv”, duket se është mërzitur shumë nga largimi i Marinës.

I pyetur në emisionin “Wake Up” se a i mungon Marina, ai është përgjigjur ” Më mungon me thënë të drejtën. Janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty”, tha Manushi.

Ky i fundit pohoi se biondina shqiptare ka kryer edhe punë tjera në televizionin Top-Channel pos emisionit të njohur sportiv.

“Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek “Procesi Sportiv”, është shprehur Manushi.