National Audio, kompania e vetme në Amerikë që i prodhon, thotë se po i mbaron shiriti dhe i ka ngelur vetëm për një vit tjetër prodhimi.
Presidenti i kësaj kompanie, Steve Stepp thotë se do të ndërtojë një linjë prodhimi shiritësh magnetikë në mënyrë që të plotësojë kërkesat që ka për kaseta.
“Do të nisim prodhimin e kasetave më të mira që janë krijuar ndonjëherë. Do të jenë të ngjashme me kartat e bankës”, tha Stepp për “The Wall Street Journal”.
Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se kasetat nuk përdoren më, ka persona shumë të interesuar për to. Lee Rikard, bashkëthemelues i studios Burger Records, shpjegon: “Muzika tingëllon ndryshe në kaseta, ashtu siç duhet. Kasetat janë kompakte, koleksionohen dhe janë të lira. Gjithashtu, duke e blerë, mbështet dhe artistin”.