Por në çfarë kohe kryhet vizita e parë?
a më herët që të jetë e mundur, sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet, cikli menstrual ose menstruacionet), sidomos kur i keni pasur të rregullta.
Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit.
Ju duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore (konsultore), për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë.
Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?
Të nxirret në pah një histori e hollësishme familjare dhe personale.
Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit.
Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashikuar për lindje.
Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grupi i gjakut dhe Rhezusi, gjendja e veshkave, nëpërmjet analizës së urinës, pastërtia vaginale etj.).
Të raportohen në maternitet gratë, shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë.